Para pak ditësh, një zarf i zi ndryshoi fatin e lojës në shtëpinë e Big Brother VIP, duke ndaluar televotimin e hapur nga Kutia e Pandorës e Juelës.
Debati dhe përplasjet e ashpra çuan në një moment tensioni kur Greta pështyu Juelën në fytyrë, ndërsa Marko goditi Shëndritin në dorë.
Pas këtyre incidenteve, u organizua një televotim kokë më kokë mes Gretës dhe Markos, i cili përfundoi me largimin e Markos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.





