Bëhu pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber dhe shkarko aplikacionin e Klan Kosovës në Android dhe iOS.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë shitësit e shpezëve dhe kafshëve të tjera lidhur me organizimin e shitjes gjatë Festës së Bajramit.
Shitja e kafshëve do lejohet më 18 dhe 19 mars 2026 vetëm në një lokacion të përcaktuar në fshatin Bernicë e Poshtme.
Autoritetet komunale kanë theksuar se në këtë hapësirë do të lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa therja apo prerja e tyre është rreptësisht e ndaluar në çdo rrethanë.
Inspektorati i Kryeqytetit do të mbikëqyrë zbatimin e rregullave për të siguruar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit.
Nëse shitja zhvillohet jashtë lokacionit të lejuar, do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
