Komisionerja Evropiane për Zgjerim Anulon Vizitën në Kosovë për Shkak të Zhvillimeve Politike

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, raportohet se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Zyrtarët e Komisionit Evropian thanë se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Albin Kurti për vendimin e saj.

Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur.


- Advertisement -

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.

Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.

Zyrtarët evropianë kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *