Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sot pritet një kapitull i ri në historinë e futbollit kosovar.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në një ndeshje vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës, raporton Klankosova.tv.
Diskutimi për këtë ditë historike u bë pjesë e emisionit ‘Ora Shtatë’, ku gazetarët u shfaqën me flamuj kombëtarë dhe fanella të ‘Dardanëve’.
Në një parashikim entuziast, prezantuesja Gonxhe Gërxhaliu tha: ‘Unë kam parë në ëndërr që Kosova do të fitojë 1:0’.





