Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Özkan Ulutaş, ka takuar sot zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ulutas ka prezantuar përpjekjet e KFOR-it për sigurinë në Kosovë para Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe ka falënderuar Aleatët dhe partnerët e NATO-s për angazhimin e tyre në mbështetje të sigurisë në rajon.
KFOR-i vazhdon të ndihmojë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.





