Në orët e hershme të mëngjesit, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se janë krijuar kolona të gjata automjetesh në dalje të Republikës së Kosovës, në drejtim të Shqipërisë.
Kolonat kanë arritur deri në rreth 3.5 kilometra që nga ora 04:00 e në vazhdim.
Autoritetet shqiptare regjistrojnë hyrjen e qytetarëve në territorin e tyre, shkak që ka sjellë pritje të gjata.
Për më shumë informacione kontaktoni QKMK në numrat 045 198 000 dhe 045 198 606.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





