Klodi nga Big Brother VIP Kosova: Jetë pas shtëpisë dhe raportet me ish-banorët

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Klodi është rikthyer në vëmendje me një intervistë ku ka folur për jetën e tij pas daljes nga shtëpia, si dhe për raportet me disa nga ish-banorët.

Finalisti i edicionit të katërt u shpreh i surprizuar nga mbështetja e madhe që ka marrë nga publiku. ‘Kemi pasur shumë dashuri prej popullit, nuk ia kam pasur idenë.

Ende kemi shumë,’ u shpreh Klodi.


- Advertisement -

Ai tregoi se aktualisht po e vazhdon jetesën kryesisht në Kosovë, por nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Itali apo edhe në Shqipëri.

Sa i përket jetës personale, Klodi preferoi të jetë më i rezervuar, duke theksuar se lidhjen me të dashurën e tij dëshiron ta mbajë private.

Në intervistë, ai foli edhe për raportet me ish-banorët.

Për Benitën u shpreh se nuk ka një marrëdhënie me të, por ruan respekt, ndërsa për Elijonën tha se është një vajzë shumë e fortë.

Klodi gjithashtu pranoi se me disa ish-konkurrentë nuk mban fare kontakt dhe nuk ka dëshirë të krijojë një raport.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *