“King Labi” surprizon në BBVK — droni special mbërrin për Labinot Rexhën!

- Advertisement -

Ditëve të fundit, një pamje mjaft interesante dhe emocionuese kapëm në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova nje  dron fluturoi mbi banorë me një mesazh shumë të veçantë. 

Kjo surprizë erdhi për këngëtarin e njohur Labinot Rexha, i njohur edhe si “Labi”, i cili brenda shtëpisë është bërë një nga emrat më të komentuar këtë sezon. Droni mbante mbishkrimin “King Labi”, së bashku me një foto të tij ku shihet me një kurorë mbretërore mbi kokë  një simbol i përkrahjes dhe mbështetjes nga fansat apo të afërmit jashtë mureve të shtëpisë. 

I entuziazmuar nga kjo surprizë e papritur, Labi doli menjëherë në oborr për ta admiruar dronin që ishte drejtuar pikërisht drejt tij. Në ato momente, edhe banorë të tjerë u bashkuan rreth tij për të parë nga afër mesazhin mbështetës që vinte nga jashtë. 

- Advertisement -

Ky episod emocionues solli energji pozitive në shtëpinë e BBVK, duke treguar se edhe jashtë ekranit, fansat janë shumë të lidhur me formatin dhe banorët që janë bërë pjesë e tij. Emri “King Labi” u prit me gëzim dhe kuriozitet, duke ngjallur reagime spontane dhe komentime brenda shtëpisë së famshme të reality‑show‑t. 

- Advertisement -