Kim Kardashian flet për marrëdhënien me Kanye West: ‘Do të jemi gjithmonë familje’

Kim Kardashian ka folur hapur për marrëdhënien e saj aktuale me ish-bashkëshortin Kanye West, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, ata do të jenë gjithmonë ‘familje’ për hir të katër fëmijëve të tyre.

Kim dhe Kanye u divorcuan pas shtatë vitesh martesë, një periudhë e shoqëruar me polemika të shumta nga ana e Kanyes, përfshirë deklarata antisemitike dhe sjellje kontroverse.

Kohët e fundit, ai ka kërkuar falje publike për veprimet e tij.


- Advertisement -

Kim, ndërkohë, ka vazhduar jetën e saj personale dhe profesionale, duke u përfolur së fundmi për një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Megjithatë, ajo ka treguar se bashkë-prindërimi me Kanyen është përmirësuar ndjeshëm.


- Advertisement -