Ylli i famshëm televiziv, Kim Kardashian dhe piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, u panë së bashku gjatë festivalit muzikor Coachella dhe u shfaqën me maska për t’u fshehur nga publiku.
Dyshja u panë të shtunën në mbrëmje duke ndjekur një performancë të këngëtarit Justin Bieber.
Ata lëvizën nëpër audiencë të shoqëruar nga rojet e sigurisë, duke u përpjekur të qëndronin sa më të padukshëm pavarësisht interesit të të pranishmëve.
Dëshmitarët raportojnë se Kardashian dhe Hamilton e kaluan pjesën më të madhe të kohës së bashku, duke qëndruar afër njëri-tjetrit dhe në një moment madje duke mbajtur duart ndërsa përshkonin turmën e festivalit. Çifti u përpoq të fshihej me Kim që u mbështoll me një shall rreth kokës për të mbuluar fytyrën dhe Hamilton një kapelë, syze dielli dhe një shall mbi mjekër. Çifti është parë gjithnjë e më shumë së bashku që nga paraqitja e tyre në Super Bowl, dhe së fundmi u fotografuan duke ngarë me shpejtësi makinën në parkingun Daikoku në Tokio.
Në fund të marsit, një burim konfirmoi për People se Kardashian dhe Hamilton po qëndronin së bashku në Tokio.
