Kim Kardashian blen një kartë koleksionuese ‘Pokemon’ për djalin e saj në vlerë mbi një mijë euro

Ylli i njohur, Kim Kardashian, bleu djalit të saj 10-vjeçar Saint West një kartë koleksionuese ‘Pokemon’ me vlerë mbi një mijë euro gjatë një panairi të kartave koleksionuese.

Kim dhe djali i saj morën pjesë në ‘Showcase Card Show’, ku shëtitën nëpër stendat e shitësve dhe panë nga afër karta të rralla.

Në një nga stendat, ata u ndalën për të parë disa karta të veçanta, ndër të cilat ishte edhe një kartë shumë e rrallë që kushtonte rreth 86 mijë euro.


- Advertisement -

Pas disa minutash duke i parë dhe diskutuar për kartat, Kim vendosi t’i blejë djalit të saj një kartë të veçantë ‘Pokemon’ të quajtur ‘BGS 10 Hidden Fates Shiny Charizard’, për mbi një mijë euro.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *