Kiara Tito dhe Luiz Ejlli shfaqen në një sesion fotografik familjar të natyrshëm

- Advertisement -

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë ndarë me ndjekësit një set të ri fotografik familjar, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari, në një atmosferë të ngrohtë festive me temë Krishtlindjesh.

Fotografitë u pritën me shumë reagime pozitive dhe komente dashamirëse në rrjete sociale.

Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje u bë publik nga fotografja e njohur Rrezarta Shkurta, e cila realizoi fotosesionin.

- Advertisement -

Ajo ndau me ndjekësit një kërkesë të veçantë të Kiarës, e cila lidhej drejtpërdrejt me mënyrën se si do të realizoheshin imazhet.

Në mbishkrimin e saj, Rrezarta tregoi se Kiara ishte shumë e qartë në dëshirën e saj: “Kiara kishte vetëm një kërkesë: Fotot i dua të papunuara me photoshop.

Dhe ashtu natyrale sepse çdo inperfeksion është perfekt për mua”.

Kjo zgjedhje për të shmangur ndërhyrjet digjitale dhe për të ruajtur natyrshmërinë e plotë të momenteve, sipas fotografes, pasqyron dëshirën e çiftit për të treguar anën më reale dhe të sinqertë të jetës së tyre familjare.

 

- Advertisement -