KESCO, si Furnizues i Shërbimit Universal, informon publikun dhe komunitetin e biznesit se nga 1 prilli 2026, bizneset komerciale në Kosovë do të duhet të zgjedhin një furnizues të licencuar në tregun e hapur për energjinë elektrike.
Bizneset që nuk plotësojnë kriteret e shërbimit universal nuk do të furnizohen më me tarifa të rregulluara nga KESCO.
Furnizimi përkohësisht nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit do të zgjasë deri në 60 ditë nëse nuk zgjidhet furnizuesi i ri me kohë.
Prosumatorët do të trajtohen sipas kontratës së zgjedhur.
Bizneset të cilat janë në treg të hapur duhet të raportojnë shifrat e konsumatorit pranë KESCO-s për trajtim të saktë.
Lista e furnizuesve të licencuar është e publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së.
