“Keqinterpretohesh!” – Situatë e nxehtë mes Benitës dhe Toneyt në dhomën e gjumit

Pas afrimit të dukshëm gjatë ditëve të fundit, raporti mes Toneyt dhe Benitës në Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë më të afërt dhe më fizike.

Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar momente të nxehta në dhomën e gjumit, ku Toney shihet shumë i afërt dhe i papërmbajtur ndaj Benitës, duke qëndruar mbi të dhe duke e përqafuar ngushtë, ndërsa të dy ishin pjesërisht të mbuluar.


- Advertisement -

Megjithatë, Benita ka treguar kujdes për mënyrën si situata mund të interpretohej nga publiku.

Në mes të atyre momenteve ajo e paralajmëroi Toney-n me fjalët: “Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh”, duke lënë të nënkuptojë se nuk dëshironte që gjërat të dukeshin më shumë sesa ishin.

Kjo skenë vjen pas tentativës së tij për ta puthur pak ditë më parë, duke treguar se kimia dhe tensioni mes tyre po rritet dita-ditës brenda shtëpisë.

- Advertisement -