Valon Buquku, këngëtar nga Peja, ka fituar zemrat e shumë njerëzve falë historisë së tij të veçantë. Edhe pse me profesion është artist, ai punon çdo ditë në një qebaptore — dhe nuk heq dorë nga pasioni i tij për këngën asnjë minutë.
Buquku tregon se dita e tij fillon herët në mëngjes:
“Çdo mëngjes në ora 06:00 veç filloj, e lëshoj këngën e vazhdoj me punë,” është shprehur ai.
Ndërsa ndez skarën dhe kryen detyrat e përditshme, këngëtari vazhdon të këndojë pa ndalur. Pas orarit të punës, Valoni performon edhe në qytetin e Pejës, duke ruajtur lidhjen me muzikën dhe publikun e tij.
Historia e tij po shpërndahet gjerësisht si shembull i pasionit, përkushtimit dhe punës së ndershme — një artist që nuk e braktis muzikën pavarësisht sfidave të jetës së përditshme.
