Supermodelja, Kendall Jenner, është emëruar fytyra e re e fushatës Adidas Superstar, duke u bashkuar me ikonat Samuel L.
Jackson, JENNIE, Olivia Dean dhe James Harden.
Në xhirimet e fushatës, 29-vjeçarja u shfaq me pantallona të ngushta dhe një bluzë të zezë Adidas, ndërsa në një tjetër set relaksohej në një shtrat hoteli me bluzë të bardhë dhe xhaketë të kuqe, duke kompletuar pamjen me atlete Superstar II të bardha.
Përveç fushatës, Kendall ka qenë e zënë gjatë Javës së Modës në Milano, ku u ul në rreshtin e parë të shfaqjes Armani, duke shkëlqyer me një fustan elegant të zi midi, shkruan DailyMail.
Modelja ka qenë një prezencë e rregullt në pistat e Milanos, duke sfiluar për Prada, Fendi, Versace dhe Dolce & Gabbana.
