KDI ka bërë thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, që pas përfundimit të konsultimeve me subjektet politike parlamentare të caktojë sa më parë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, afati kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re është filluar.
KDI vlerëson se Kosovës i nevojiten institucione me mandat të plotë për të siguruar funksionimin normal të shtetit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





