Katër personat liruar nga Klinika Emergjente e QKUK-së pas aksidentit në Prishtinë

Katër personat e lënduar nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi mbrëmë në mesnatë mes veturës së Policisë së Kosovës dhe të një taksie në Prishtinë, janë liruar nga Klinika Emergjente e QKUK-së pas morën trajtimin mjekësor.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Personat e aksidentuar ditën e djeshme me 4 janar 2026 janë paraqitur për trajtim mjekësor në Kliniken Emergjente te QKUK.


- Advertisement -

Pas ekzaminimeve dhe ofrimit të trajtimit mjekësor gjendja e tyre shëndetësore është vlerësuar stabile nga mjekët.

Te gjitha rastet e te aksidentuarve janë liruar nga klinika emergjente e QKUK-së, deklaroi ajo.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar sot gjatë ditës.

Katër të lënduar nga aksidenti mes veturës së Policisë dhe një taksie në Prishtinë.

- Advertisement -