Banorja e Big Brother VIP, Bia Khalifa, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të fundit që kanë të bëjnë me raportin e saj me Toneyn. Që prej ditëve të para, dinamika mes tyre ka qenë një ndër më të komentuarat, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut.
Bia ka shfaqur hapur një formë pëlqimi ndaj Toneyt, duke tentuar të krijojë një afërsi më të veçantë me të. Por së fundmi, marrëdhënia mes tyre është krisur, duke u shndërruar në një burim tensioni dhe mosmarrëveshjesh brenda shtëpisë.
Deklarata e saj e fundit ka bërë bujë në mënyrë të menjëhershme, pasi ajo u shpreh:
“Kam 100 si Toney jashtë, minimum.”
Kjo fjali ka ndezur diskutime të mëdha, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimet e saj dhe mbi mënyrën se si ajo e sheh marrëdhënien brenda formatit. Reagimi i Bia Khalifës ka krijuar debate si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, me publikun që po ndjek çdo zhvillim të ri mes dyshes.
Tensionet mes tyre po shtohen, dhe mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo përplasje do të qetësohet apo do të thellohet, duke ndikuar edhe më tej në dinamikën e lojës në Big Brother VIP.
View this post on Instagram
