Kaja Kallas: Marrëveshja për regjistrimin civil në Kosovë, hap i rëndësishëm për dialogun Beograd-Prishtinë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt si një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët e Kosovës.

Në një postim, Kallas theksoi se kjo shënon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë dhe është e gatshme të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti. “Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.

Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik.


- Advertisement -

Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *