Fituesja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka publikuar episodin e dytë të dokumentarit të saj “Eagle Queen”, në të cilin ka ndarë me publikun momente të veçanta dhe emocionale nga rrugëtimi i saj drejt shtatzënisë.
Në dokumentar, Xhuli ka zbuluar prapaskenat e një prej kapitujve më të rëndësishëm të jetës së saj, duke treguar se personi i parë që kontaktoi pasi pa rezultatin pozitiv të testit të shtatzënisë ishte gjyshja e saj finlandeze, e cila është 96 vjeç.
Ajo ka folur gjithashtu hapur për vendimin që mori për t’iu nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro (IVF), një zgjedhje që, sipas saj, ka nxitur komente dhe kritika të shumta në rrjetet sociale.
Megjithatë, Juliana theksoi se opinionet e të tjerëve nuk kanë ndikuar në vendimin e saj dhe se ajo ka zgjedhur të ecë përpara sipas bindjeve të veta. “Nesër ndoshta martohem e gjej një partner shumë të mirë, do të jetë prind e babai për fëmijët e mi, pse jo”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mbetet e hapur ndaj asaj që mund t’i sjellë e ardhmja.
Episodi sjell gjithashtu pamje ekskluzive nga festa e saj “Baby Shower”, ku Juliana festoi ardhjen e foshnjëve së bashku me familjarë, miq dhe njerëzit më të afërt.
Mes të ftuarve të veçantë në këtë organizim ishte edhe aktivistja e njohur Vasfije Krasniqi, e cila iu bashkua festës për të ndarë këtë moment të rëndësishëm me Julianën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





