Emri i këngëtarit Joz Marku ka qenë ndër më të përfolurit së fundmi në media, pasi u përmend si një nga opinionistët e mundshëm që mund t’i bashkohet panelit të emisionit “Big Brother VIP Albania Fan Club”.
Për shkak të kuriozitetit të madh të publikut, Jozi foli për këto thashetheme gjatë një telefonate live në emisionin “Goca dhe Gra”. Por, ai zgjedhi të ruajë misterin mbi pjesëmarrjen e tij.
Kur u pyet drejtpërdrejt në lidhje me angazhimin, përgjigjja e tij ishte enigmatike:
“Fillimisht urime dhe suksese për kolegen. Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmosur ndonjë kontratë, më mirë pyetni Franceskën,” duke iu referuar ish-banores dhe tashmë opinionistes së konfirmuar të Fan Club, Franceska Muratit.
Deklarata e tij lë të kuptohet se bisedimet janë ende në zhvillim dhe se emri i tij mbetet një mundësi e fortë, duke ngjallur interes dhe spekulime tek fansat e BBVA.
