Këngëtari i njohur shqiptar, Joz Marku, ka festuar 30-vjetorin e lindjes me një festë të organizuar në rreth të ngushtë, duke mbledhur pranë tij miq dhe persona të afërt.
Festa u zhvillua në një vend luksoz, i dekoruar me stil dhe elegancë, ku atmosfera ishte e mrekullueshme.
Mes të pranishmëve nuk mungonte partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila publikoi disa fotografi krah Jozit në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momentet më të bukura të festës.
Në një postim të veçantë, Xhoana i dedikoi fjalë të ëmbla Jozit: “Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur”. “Jam vërtet mirënjohëse për ty!
Të uroj gjithë lumturinë që meriton”, shtoi mes tjerash.
Festa përfshiu muzikë, atmosferë festive dhe surpriza të ndryshme për artistin.
