Jori Delli merr propozimin romantik për martesë nga Fred De Palma

- Advertisement -

Pas disa vitesh lidhjeje, Jori Delli ka marrë më në fund propozimin për martesë nga partneri i saj, këngëtari i njohur italian Fred De Palma. Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ndau një foto romantike me partnerin dhe tregoi me krenari unazën e propozimit.

Insta/@joridelli

Në përshkrim, Jori zgjodhi vetëm një fjalë të shkurtër por shumë domethënëse: “përgjithmonë”, të shoqëruar me një zemër të kuqe – një mesazh i qartë se çifti ka hedhur hapin e madh drejt martesës.

Kujtojmë se pak kohë më parë në media qarkulluan zëra se Jori dhe Fred i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Megjithatë, modelja i mohoi menjëherë këto thashetheme gjatë intervistës në emisionin “E Diell” në Top Channel, duke sqaruar se vazhdonin të ishin bashkë, por thjesht po ruanin më shumë privatësinë dhe nuk po postonin foto si më parë.

- Advertisement -

Sot, me propozimin surprizë, dyshja i ka dhënë fund të gjitha aludimeve, duke e konfirmuar publikisht dashurinë e tyre.

- Advertisement -