Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi bëhen shtetas të Republikës së Kosovës në ceremoni të veçantë

Ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi, tashmë janë edhe zyrtarisht shtetas të Republikës së Kosovës.

Dekretet e shtetësisë iu dorëzuan në një ceremoni të veçantë nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Pas ceremonisë, Haxhiu tha se për të ishte një nder i veçantë t’u dorëzonte shtetësinë dy personaliteteve që për dekada kanë mbështetur çështjen e Kosovës.


- Advertisement -

Në fjalën e saj pas ceremonisë, Shirley Cloyes DioGuardi kujtoi angazhimin shumëvjeçar të saj dhe Joe DioGuardit për Kosovën dhe punën e Albanian American Civic League.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -