Jim Carrey shfaqet me pamje të ndryshme: A ka kryer ndërhyrje estetike?

- Advertisement -

Jim Carrey, 64 vjeç, ka ngjallur sërish spekulime se mund të ketë kryer ndërhyrje estetike, ndërsa u shfaq me një pamje të ndryshme në Paris këtë të premte.

Komediani hollivudian mbërriti në ceremoninë e 51-të të Çmimeve Cesar, ku mori një Çmim Nderi për karrierën e tij të gjatë, duke i dedikuar fjalimin emocionues babait të ndjerë.

Aktori më pas festoi ditëlindjen e 16-të të nipit të tij në restorantin luksoz Laperouse, i shoqëruar nga partnerja e tij Min Ah, 32 vjeçe, e veshur me një fustan të zi me dantella, shkruan DailyMail.

- Advertisement -

Në rrjete sociale, tifozët u fokusuan më shumë te ndryshimi i dukshëm në fytyrën e tij sesa tek homazhi, duke spekuluar për një operacion estetik.

Disa komentues shkruanin: ‘Duhet t’i jetë bërë shumë punë në fytyrë.

Duket shumë ndryshe’ dhe ‘O Zot, ai duket ndryshe!

Nuk ka qenë në sy të publikut për një kohë’.

Megjithatë, shumë fansa e lavdëruan për njohjen dhe kontributin e tij në filma të dashur si The Mask, Ace Ventura: Pet Detective, Liar Liar dhe Eternal Sunshine of the Spotless Mind.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *