“Jemi betuar në Zot, por s’jemi ekskluzivë” – deklarata e Toneyt trazon raportin me Benitën në BBVK4

- Advertisement -

Afrimi mes Toneyt dhe Benita Zenës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga temat kryesore të Big Brother VIP Kosova 4. Dyshja, që prej ditësh kanë kaluar nga flirtet dhe debatet në momente afërsie, u përballën hapur me pyetje rreth statusit të marrëdhënies së tyre gjatë spektaklit të së premtes.

Në një moment që befasoi si banorët ashtu edhe publikun, ishte Toney ai që mori fjalën dhe dha një deklaratë të papritur, duke e përshkruar raportin me Benitën si një lloj “betimi” emocional.

Jemi betuar në Zot që kemi pëlqim për njëri-tjetrin, por jemi të hapur që të tjerët të futen në mes”, u shpreh ai, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në studio.

- Advertisement -

Kjo deklaratë hapi shumë pikëpyetje, pasi la të kuptohet se, ndonëse ekziston një pëlqim i fortë mes tyre, marrëdhënia nuk është aspak ekskluzive. Qëndrimi i Toneyt u interpretua nga shumë ndjekës si një qasje e pazakontë ndaj një lidhjeje në formim, sidomos brenda një formati ku emocionet dhe xhelozitë shpesh dalin në pah.

Reagimet nuk munguan as brenda shtëpisë dhe as në rrjetet sociale, ku publiku po debaton nëse kjo “betim” është shenjë sinqeriteti apo thjesht një strategji loje. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo deklaratë në raportin e Toneyt dhe Benitës, dhe nëse dinamika mes tyre do të forcohet apo do të komplikohet edhe më shumë në ditët në vijim.

- Advertisement -