Irani paralajmëron për sulme të fuqishme si përgjigje ndaj kërcënimeve të Trumpit

Irani ka paralajmëruar për sulme më të gjera dhe shkatërruese si përgjigje të kërcënimit të fundit të Donald Trump për të goditur Iranin gjatë javëve të ardhshme.

Sipas mediave botërore deklarata e Teheranit vjen pas një periudhe të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku janë kryer sulme ndaj bazave dhe pajisjeve ushtarake iraniane, duke rritur shqetësimet për një eskalim të mundshëm të konfliktit.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane tha se sulmet e SHBA dhe Izraelit kundër vendit kanë qenë të parëndësishme dhe akuzoi të dy vendet se kanë informacion të paplotë mbi aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Teheranit.


- Advertisement -

Ai theksoi se çdo agresion ndaj Iranit do të marrë një përgjigje të fuqishme dhe të koordinuar, duke theksuar gatishmërinë e vendit për të mbrojtur sovranitetin e tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *