Inteligjenca Artificiale në Gazetarinë Kosovare: Një Ndikim që Po Rritet

Inteligjenca Artificiale po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një nga faktorët kryesorë që po ndikon në mënyrën se si njerëzit punojnë dhe zhvillojnë profesionet e tyre.

Nga mjekësia, arsimi dhe gazetaria, deri te teknologjia, biznesi dhe arti, përdorimi i saj ka sjellë ndryshime të mëdha në kryerjen e detyrave të përditshme.

Ajo po e lehtëson punën, po rrit shpejtësinë dhe efikasitetin, por njëkohësisht po krijon edhe sfida të reja për tregun e punës.


- Advertisement -

Në ditët e sotme, profesionistët po përballen me nevojën për t’u përshtatur me teknologjitë moderne, pasi inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe karrierës së tyre.

Profesori i gazetarisë, Dren Gërguri, për Klankosova.tv deklaroi se një studim i Institutit të Medias së Departamentit së Gazetarisë ka gjetur se integrimi në redaksitë e lajmeve në televizionet e Kosovës është në 42%, që, sipas tij, është përqindje shumë më e ulët në krahasim me redaksitë e televizioneve në vendet më të zhvilluara sesa Kosova. “Kjo, nën 1 tregon shkallën e ulët të integrimit.

Nën 2 , çka është gjetur në hulumtim është edhe pjesa se si ka pak trajnime të gazetarëve nga mediat tona për risitë që i sjell Inteligjenca Artificiale, veglat e IA-së që mund të jenë në ndihmë të punës së përditshme të gazetarëve, dhe gjithashtu mungon një udhëzues prej vet medive për gazetarët, për mënyrën se si ata duhet ta përdorin Inteligjencën Artificiale”, tha ai për Klankosova.tv.

Sipas Gërgurit, pasqyra komplete e IA-së në gazetarinë kosovare ka pak shtrirje sistematike në mënyrë të organizuar, dhe më shumë është në baza individuale.

Profesori Gërguri, për Klankosova.tv ndër të tjera potencoi se përpos që Inteligjencën Artificiale e sheh si një vegël të re që është në ndihmë të njerëzimit në përgjithësi, dhe profesioneve të ndryshme, ai shtoi se si gjithçka tjetër që ka efekte pozitive në shoqëri dhe mund të përdoret për të mirë, e ka edhe anën e errët, anën e keqpërdorimit.


- Advertisement -