Inspektor komunal sulmohet gjatë detyrës në Prishtinë: Dy persona të dyshuar në largim

Një inspektor komunal ka raportuar se pasditen e djeshme në Prishtinë është sulmuar nga disa persona të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima, ndërsa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, pronar i një lokali, si dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Inspektori ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.


- Advertisement -

Të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


- Advertisement -