Incidenti në West Hollywood: Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve

Këngëtari u pa duke u larguar nga restoranti Sushi Park në West Hollywood së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, pas një darke vonë në mbrëmje.

Situata u tensionua në momentin kur çifti zbriti në garazh për t’u larguar, ku paparacët po i prisnin pranë makinës.

Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjet, Bieber dukej i irrituar ndërsa u fut në makinën që po i priste, shkruan TMZ.


- Advertisement -

Pasi hipi në makinë, ai hodhi një shishe uji Fiji në drejtim të fotografëve.

Shishja nuk goditi askënd dhe përfundoi në tokë, por reagimi i tij tregoi qartë pakënaqësinë ndaj pranisë së paparacëve.

Ndërkohë, Hailey Bieber ruajti qetësinë gjatë gjithë momentit dhe u fut në makinë pa reaguar ndaj situatës.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *