Incidenti në rrugën Don Shtjefën Kurti: Prishtina pa ujë dhe energji elektrike

Në një incident të paparashikuar të dielën, toka e përpiu asfaltin në rrugën Don Shtjefën Kurti në Prishtinë, duke shkaktuar ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë për disa zona të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në emisionin Ora Shtatë, deklaroi se prioritet për komunën është restaurimi i rrymës dhe ujit. “Kemi qenë mbrëmë deri në orët e vona këtu për të sanuar problemin.

Të gjitha ekipet tona, edhe nga Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave dhe ekipe të tjera kanë ardhë për të ndihmuar sanimin e çështjes dhe me pa nga afër se çka ka qenë problemi”.


- Advertisement -


- Advertisement -