Qeveria meksikane njoftoi se dy agjentët amerikanë që humbën jetën fundjavën e kaluar në një aksident automobilistik, nuk kishin autorizim për të operuar në territorin e Meksikës.
Zyrtarët raportohet se punonin për CIA, dhe kishin marrë pjesë në një operacion kundër laboratorëve të dyshuar të drogës në shtetin verior të Chihuahua, përpara se automjeti i tyre të rrëshqiste nga një rrugë malore dhe të shpërthente.
Ministria e Sigurisë në Meksikë konfirmoi se asnjëri prej tyre nuk kishte akreditim formal për të marrë pjesë në aktivitete operacionale.
Ngjarja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Meksikës dhe ShBA-së janë tensionuar për çështje të ndryshme, përfshirë luftën kundër narkotikëve.
Ministria e Sigurisë shtoi se ligji meksikan ndalon agjentët e huaj të marrin pjesë në operacione pa autorizim federal.
Ngjarja ka shtuar presionin mbi qeverinë meksikane, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe me ShBA-në mbeten të ndjeshme, veçanërisht në fushën e luftës kundër drogës dhe sigurisë kufitare.
