Një rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë solli dy persona të lënduar, ndërsa policia arrestoi katër të dyshuar.
Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi, konfirmoi lajmin dhe shtoi se rasti përfshinte edhe përdorimin e thikës.
Hetimet janë nisur për të zbardhur ngjarjen që ndodhi rreth orës 14:00.





