Në Mirosalë, Ferizaj, u inaugurua qendra për edukimin në fëmijërinë e hershme, e implementuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Comodita Home.
Ky hap shënon një progres të rëndësishëm drejt zgjerimit të qasjes së barabartë në mundësi cilësore të të nxënit për fëmijët e vegjël në Kosovë.
Zbatimi i kësaj inisiative do të ofrojë shërbime të edukimit dhe zhvillimit të hershëm për 40 fëmijë, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe stimulues për ta.
Qendra në Mirosalë është rezultat i partneritetit të UNICEF-it dhe Comodita Home në për të promovuar zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Kosovë.
Bashkëpunimi ynë synon të sigurojë që fëmijët të kenë qasje në edukim cilësor në vitet më kritike të zhvillimit.
Kjo është hera e dytë që Comodita Home bashkëpunon me UNICEF-in për të mbështetur programet e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, duke shtrirë ndihmën edhe në Shqipëri.
Nga janari deri në dhjetor 2026, UNICEF planifikon të mbështesë themelimin e tri qendrave të tjera me bazë në komunitet për fëmijët e moshës 3 dhe 4 vjeç në Ferizaj, Pejë dhe Mitrovicë.
Qendrat e tilla janë dizajnuar për të siguruar qasje më të mirë në edukimin e hershëm në komunitetet ku kjo nevojë mbetet e paplotësuar.
Partneritetet me sektorin privat dhe institucionet lokale vazhdojnë të jenë thelbësore për të siguruar një fillim të mirë të mundshëm për fëmijët në Kosovë.
