Ina Aderi shprehet për eksperiencën në Big Brother: ‘Nuk u pendova për puthjen me Keijsin!’

Ina Aderi është banorja e radhës që u eliminua mbrëmjen e djeshme (e martë) nga shtëpia e Big Brother.

Gjatë intervistës për ‘Shqipëria Live’, ajo foli për eksperiencën dhe se si ra në dashuri me Keijsin.

Ajo u ndal te puthja me të, duke thënë se nuk është penduar për asnjë sekondë. ‘Të parin takova Keijsin, pastaj familjen.


- Advertisement -

Ne nuk patëm një histori jashtë, historia jonë ka nisur në BBV.

Përveç miqësisë ne po kuptonin që diçka po ndodhte mes nesh’, u shpreh ish-banorja. ‘Bisedën me Stelinën ishte një bisedë si femra femrës.

Unë skam treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj saj.

U shpreha për ndjesitë e mira, mora ca përgjigje që nuk i prisja nga ajo vajza.

Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet’, shtoi tutje. ‘Aty brenda dyshon dhe me veten, nuk i beson dot as vetes.

Aty dyshon.

Pata një momente dobësie për të cilën u pendova shumë shpejt, u ndjeva keq që i lëshova dorën Keijsit.

Për puthjen nuk jam penduar absolutisht.

Ishte shumë spontane.

Nuk u pendova asnjë sekondë.

Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura’.


- Advertisement -