I burgosuri arratisur nga QKUK: ShKK njofton hetimin dhe pezullimin e zyrtarëve

- Advertisement -

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) informoi se një i burgosur, i cili ishte hospitalizuar më 16 shkurt në QKUK, është arratisur në orët e mëngjesit të së premtes.

I arratisuri F.M. ka qenë duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës kur u arratis.

Pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision hetimor për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes.

- Advertisement -

Komisioni disiplinor ka pezulluar dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore.

ShKK thotë se do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me rekomandimet e komisionit hetimor.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *