Hoxhë Fatmir Latifaj flet për rëndësinë e Ramazanit dhe festën e Bajramit

Hoxhë Fatmir Latifaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për mesazhin e Ramazanit dhe rëndësinë e festës së Bajramit.

Teksa jemi në ditën e fundit të Ramazanit, hoxhë Latifaj tha se besimtari ka dy ndjesi të veçanta. “Gjendemi para dy ndjesive të mëdha që i kemi.

Njëra është gëzimi i madh që kemi arritur me i ra në fund muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe pjesa tjetër është se ne po përshëndetemi me një muaj të begatë, me plot paqe, dashuri, solidaritet, mirësi, edhe pa fije dyshimi këto dy ndjesi neve na bëjnë të ndihemi më të nderuar, më të pastruar prej mëkateve, më të ngritur me karakter, dhe në të njëjtën kohë më të mirë me Zotin tonë, e pastaj me krijesat e tij”, tha hoxha.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *