Hoxhë Enes Mazllami mbajti ligjëratë për festën e Fitër Bajramit në xhaminë në Pejë

Hoxhë Enes Mazllami, ka mbajtur ligjëratë kushtuar festës së Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli në Pejë”. “Allahu dëshiron që ju t’i plotësoni ditët e agjërimit, ta madhëroni atë për udhëzimin që ua ka dhënë dhe të bëheni falënderues ndaj mirësive të tij.

Allahu meriton të falënderohet pa ia nda, ditë e natë, e çdo çast.

Këto ditë që i kaluam janë begati dhe mirësi e Allahut, të cilat na i mundësoi neve që t’i arrijmë deri në fund”, tha hoxhë Mazllami. “Allahu të falënderohet dhe të madhërohet, për zbritjen e Kuranit.


- Advertisement -

Allahu na i dërgoi pejgamberin tonë, pishtar për të gjithë njerëzimin.

Allahu e zbriti Kuranin bashkë me të, udhëzues për mbarë njerëzimin.

Kush e ndjek Kuranin, kush i ndjek udhëzimet hyjnore në Kuran, do të shpëtojë në këtë botë”, tha ai nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. “Të nderuar besimtarë, Allahu falënderohet me gjuhë, duke e përmendur dhe duke i qenë falënderues ndaj mirësive, e sidomos në këto ditë të mëdha.

Myslimanët e madhërojnë Allahun për një gëzim të madh, e ai është gëzimi që kanë arritur ta përfundojnë këtë ibadet të madh”, shtoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *