Heidi Klum e paparë në Coachella: Ndryshim drastik në pamjen e saj!

Heidi Klum habit fansat me një ndryshim drastik në pamjen e saj në ditën e dytë të Coachella.

Modelja e famshme 52-vjeçare u shfaq në festivalin e muzikës në shkretëtirën e Kalifornisë të shtunën ku ishte pothuajse e panjohur, duke zëvendësuar flokët e saj karakteristikë bionde me një paruke të zezë.

Klum u fotografua duke ecur me vetëbesim nëpër ambientet e festivalit, duke hapur rrugën mes turmës.


- Advertisement -

Për daljen e së shtunës në mbrëmje, zgjodhi një kombinim të guximshëm – një paruke të zezë me balluke të trasha dhe një fustan pa mëngë me një fund asimetrik, poshtë të cilit shiheshin të brendshme të zeza të zbukuruara me dantellë të bardhë.

E kompletoi pamjen me çorape rrjetë, çizme të zeza kaubojsh dhe një çantë të vogël lëkure që e mbante mbi shpatull.

E fshehu fytyrën pas syzeve të mëdha me lente reflektuese dhe zgjodhi një buzëkuq të zi të errët që i shkonte në mënyrë perfekte ngjyrës së re të flokëve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *