Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, tregoi për dhimbjen e humbjes së babait, duke rrëfyer se e ka përjetuar duke parë varrimin përmes televizorit.
Ai shprehet: ‘Bëj gjumë të reharshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor, e as fizik’.
Thaçi gjithashtu shton se ka përjetuar me ndjenjën e vërtetë njerëzore dhimbjen, lotët dhe ofshamat gjatë përcjelljes në TV të varrimit të babait.
Citati: ‘Me ndjenjën e vërtetë njerëzore i kam përjetuar dhimbjen, lotët dhe ofshamat derisa përcjellja në TV varrimin e babait, çdo grusht që hidhej në varrin e tij’, u shpreh ai.





