Haradinaj përkujton të rënët e UÇK-së dhe viktimat e masakrave të 5 prillit në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e masakrave të datës 5 prill.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se 5 prilli sjell kujtimin për bashkëluftëtarët e tij të rënë, duke përmendur Naser Brahimaj, Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama.

Ai po ashtu kujtoi viktimat e masakrave në Rrezallë të Drenicës, Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës.


- Advertisement -

Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës.

Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi.

Sot gjithashtu, u mbushën 7 vjet pa zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj.

Përjetësisht përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë!

Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Haradinaj u shpreh kështu në postimin e tij në rrjetin social.

Klikoni për të marrë më shumë lajme nga Kosova.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *