Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, deklaroi se AAK-ja nuk ka interes për të bërë pjesë e Qeverisë Kurti. “Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash”, tha Haradinaj.
Ai gjithashtu shtoi se “Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”.
Haradinaj gjithashtu theksoi rëndësinë e një marrëveshjeje mes opozitës për të tejkaluar pengesat. “Është më mirë që opozita të bëjë një marrëveshje mes vete…Është mirë mi tejkalu disa pengesa, e di që nuk arrihet lehtë se edhe në opozitë njerëzit kanë ambicie”, tha Haradinaj në T7.
Në lidhje me kushtet, Haradinaj tha se AAK-ja nuk vendos asnjë kusht. “Nuk qesim asnjë kusht”, tha Haradinaj, duke shtuar se “as postin e presidentit nuk e pretendoni?”, dhe ai përgjigj: “jo asnjëherë”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





