Reperi Halidi nga Rahoveci ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri, të titulluar “Insomnia”, i cili shënon një kthesë të dukshme nga stili i tij i mëparshëm.
Kënga e re është një projekt puro rep, ku Halidi nuk kurseu kunja për disa emra të njohur të estradës, duke përfshirë edhe menaxherët.
Teksti është shkruar nga vet reperi, ndërsa producimi ka ardhur nga Vizion Records, duke garantuar një tingull modern dhe të fuqishëm.
Vëmendjen e ka marrë edhe klipi muzikor, ku Halidi shfaqet me xhupin e famshëm të Drake, duke shtuar një element vizual që lidhet me stilin ndërkombëtar dhe kulturën pop.
Videoja mban vulën e regjisorit të njohur Dardani, i cili ka sjellë një koncept të qartë dhe të fuqishëm për ekranin.
Ky projekt tregon një ansamble të re artistike dhe mesazh të fortë, duke konfirmuar se Halidi vazhdon të jetë një figurë e spikatur e skenës së repit shqiptar.
