Grupi i dytë i qytetarëve evakuuar nga Dubai arrin në Shkup, 11 kosovarë në mes

Pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës mes ShBA-së e Izraelit dhe Iranit.

Në mesin e tyre janë edhe 11 kosovarë.

Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.


- Advertisement -

Sipas njoftimit, personat fluturuan ‘shëndoshë e mirë’ dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe. “Nga ky numër gjithashtu, 7 janë shtetas serbë, 2 janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 janë shtetas shqiptarë, 1 është shtetas gjerman, 1 është shtetas armen dhe 1 është shtetas malazez”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. “Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër, me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite. /Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *