Gruaja e Labit: “Jam e bindur që ai nuk ka fëmijë me serben”

Thashethemet që kanë qarkulluar në media rreth Labinot Rexhës dhe një fëmije të mundshëm me një serbe kanë marrë një përgjigje të qartë nga gruaja e tij.

Ajo ka folur për herë të parë në lidhje me këto spekulime ne prime,duke u shprehur se është e bindur që çdo gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Labi e ka thënë disa herë, i njëjti version. E kanë bërë të madhe. Kanë përfituar prej kësaj. Unë kam qenë në dijeni të kësaj historie. E kanë gjetur arsyen prej se ka hyrë Labi në Big Brother. Na ka shqetësuar gjithë familjes. S’kam dashur të jap më shumë arsye,” – tha ajo.


- Advertisement -

Ajo shtoi gjithashtu:

“Nuk kam dashur të hyj në detaje. Nëse ai se ka pranuar ne pse të dalim. Familja e tij janë ndjerë shumë keq dhe nuk është në rregull. Kam qenë e obliguar, jam munduar sa më shkurtër bisedat. Labi është në rregull se e di të vërtetën. Jam shumë e sigurt për këtë.”

Gjithashtu, Labi ka dhënë të njëjtin version për publikun, duke sqaruar historinë edhe përmes lidhjes me kushëririn e tij. Sipas burimeve, ai dhe partnerja e tij, Laureta, kanë dy djem, duke i dhënë fund spekulimeve.

- Advertisement -