Gratë e ish-krerëve të UÇK-së takohen për promovimin e librit ‘Kur heshtja flet’

Në prag të Ditës së Pavarësisë dhe protestës gjithëpopullore që do të mbahet nesër, gratë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, janë bërë bashkë.

Arsyeja e takimit ishte promovimi i librit ‘Kur heshtja flet’, nga autori Ahmet Shala, i cili po mbahet sot.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.


- Advertisement -

- Advertisement -