Gjyqi mes Blake Lively dhe Justin Baldoni shtyhet për dy muaj

- Advertisement -

Gjyqi mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldoni është shtyrë për dy muaj.

Fillimisht ishte planifikuar për 9 mars 2026, tani do të nisë më 18 maj 2026.

Vendimi u mor nga gjyqtari Lewis J.

- Advertisement -

Liman në Gjykatën e Qarkut të New Yorkut, i cili sqaroi se çështjet penale kanë përparësi ndaj atyre civile.

Gjatë seancës së fundit, gjykatësi u sugjeroi palëve të konsiderojnë mundësinë e një zgjidhjeje jashtë gjyqit.

Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për 22 janar.

Rasti nisi pasi Blake Lively paditi bashkë-aktorin dhe regjisorin e filmit ‘It Ends With Us’, Justin Baldoni, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit.

Ajo kërkon dëmshpërblim mbi 160 milionë dollarë.

Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat.

Ndërkohë, kundërpadia e tij ndaj Livelyt për zhvatje dhe shpifje, me vlerë 400 milionë dollarë, është rrëzuar nga gjykata.

- Advertisement -