Gjykatës Themelore në Prishtinë: Seanca gjyqësore për Jelena Gjukanoviq pritet të mbahet sot

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:00.

Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.


- Advertisement -

Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet.

Sipas legjislacionit penal në Kosovë, spiunazhi trajtohet si vepër penale e rëndë dhe, nëse vërtetohet fajësia, parashihen dënime prej së paku pesë vjet burgim.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencia Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *