Gjykata Themelore në Ferizaj shpall aktgjykim dënues për kanosjen e një personi

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.R., me 4 muaj burgim efektiv për kanosjen e një personi pas mosmarrëveshjes lidhur me një pronë.

Aktgjykimi u shpall nga gjyqtarja Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri e kishte kanosur të dëmtuarin me fjalët ‘pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu…’.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *